Procedohet në gjendje të lirë një shtetas Italian për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”.

 

Më datë 15.11.2017 u kryen veprimet hetimore në gjendje të lirë për veprën penale ”Mosdeklarim në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”, parashikuar nga neni 179/a të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit M.C, 51 vjeç lindur në Tradate, Itali.

Veprimet hetimore në ngarkim të ketij shtetasi u kryen për arsye se gjatë kontrollit të pasagjerëve me itinerar Tiranë-Itali, ky shtetas u përzgjodh për verifikim në vijën e dytë ku gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 350000 euro, shumë të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar në zyrën doganore. Përsa më sipër nga ana e jonë u bë sekuestrimi i vlerës monetare. Veprimet e para hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshm

Artikulli paraprakGJEORGJIANËT MASHTRUAN ME 140 MIJË € FALSE KAMBISTIN
Artikulli tjetërEULEX REAGON PËR GJYQTARIN SIMMONS: ISHTE DUKE U HETUAR