Policia e Shkodres vijon punen për kapjen e personave në kërkim .Ndalohet një shtetas i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”
Shërbimet e D.V.P Shkodër në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe evidentimin e ngjarjeve kriminale si dhe në vijim të punës së tyre për kapjen e personave të shpallur në kërkim, me qëllim vënien e tyre para përgjegjësisë penale, sot më datë 17.10.2016 rreth orës 16:10 u bë i mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit : Izmir Hebovija, 44 vjeç, banues në Shkodër Ndalimi i tij u bë pasi: Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër më datë 03.12.2014 e ka shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.