Më datë 10.08.2017 Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Polcisë Vlorë, kanë bërë ndalimin e shtetasit : Ersid Hasanllari, 28 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Durrës.
Ndalimi i tij u krye pasi më datë 09.08.2017, ka bërë kallëzim penal shtetasi E. B., 33 vjeç, banues Vlorë, me detyrë Inspektor i Mjedisit pranë Inspektoriatit të Mjedisit, dega Vlorë, i cili ka kallëzuar penalisht shtetasin Ersid Hasanllari me detyrë Kryeinspektor pranë Drejtorisë së Inspektoriatit të Mjedisit, dega Vlorë, sepse ky i fundit ka goditur shtetasin E. B., gjatë ushtrimit të kryerjes së detyrës së tij.
Kryeinspektor Ersid Hasanllari ka ofenduar nëpërmjet telefonit vartësin e tij shtetasin E.B, me pretendimin se pse s’ka shkuar të vendosë një gjobë në një subjekt privat. Më pas Ersidi është konfliktuar fizikisht me vartësin e tij shtetasin E.B, duke e goditur me grushte me pretendimin se është vonuar në vendosjen e gjobës së subjektit privat.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike dhe celularët, si dhe prova të tjera. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën