Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër vijon punën për kapjen e personave në kërkim

Ndalohet një shtetas i dyshuar për “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e komisariatit të policisë Malësi e Madhe, në zbatim të planit të masave për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, në vijim të punës së pandërprerë për këtë qëllim si dhe vënien para përgjegjësisë penale, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit : * Genc Mecaj, 28 vjeç, banues në Malësi të Madhe Më datë 16.12.2016 u bë ndalimi i këtij shtetasi sepse D.V.P.-Shkodër e ka shpallur në kërkim, pasi Gjykata Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakHOLANDË, ARRESTOHEN DY SHQIPTARË NË PORTIN E ROTTERDAMIT SEKUESTROHEN 330 KG KOKAINË ME VLERË 10 MILION EURO
Artikulli tjetërARRESTOHET GRABITËSI I SHUMËKËRKUAR SHQIPTAR DHE SHOKU I TIJ QË SULMOI POLICËT