Ndalohet për tejkalim shpejtësie, i ofron policit 50 euro, arrestohet i riu
Një 22-vjeçar me banim në Laç është arrestuar pasi është ndaluar nga efektivët e policisë në aksin rrugor Laç – Lezhë për tejkalim të shpëjtësisë dhe më pas ka tentuar t’i korruptojë me 50 euro. Gezim Hidri në momentin e ndalimit dhe njoftimit për ndëshkimin administrativ me pezullim leje drejtimi, i ka ofruar 50 Euro punonjësit të policisë të qarkullimit rrugor për të shmangur pezullimin e lejes së drejtimit. Në cilësinë e proves materiale u sekuestruan Euro-t edhe automjeti. 22-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.