Ndalohet pronari i kamionit në cilin u sekuestruan 190 kg kanabis gjatë ditës së djeshme në portin e Durrësit.
Policia ka ndaluar Erjon Jovanim 32 vjeç, banues në Durrës. Lënda narkotike e paketuar në 158 pako u gjet e fshehur në dyshemenë e mjetit. Sipas policisë, Jovani dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Erblin Tuka që drejtonte kamionin, i arrestuar tashmë nga policia, kanë tentuar të trafikojnë drejt Italisë lëndën narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i narkotikëve”në bashkëpunim, e mbetur në tentative.