Më datë 25.01.2018, në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas u ndalua në hyrje shtetasi i shpallur në kërkim Nikë Muri , 59 vjeç, banues në Shkodër, i cili udhëtonte si pasagjer i zakonshëm nga Gjermania për në Shqipëri.
Ndalimi i tij u bë pasi gjatë verifikimeve në sistemin TIMS, ky shtetas rezultoi person në kërkim, pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me datë 19.12.2014, ka sjellë urdhërin për ekzekutimin e Vendimit Penal nr.128 dt.18.12.2014 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 14 vjet burg, nga të cilat ka vuajtur 711 ditë burg dhe i mbeten për të vuajtur edhe 4402 ditë burg. Vepra Penale: “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” në bashkëpunim dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 79/c-25,278/4, të Kodit Penal.
Ky shtetas me datë 10.07.2013 pas një konflikti me vëllain e tij M.M.dhe djalin e tij Gj. M. në debat e sipër ka vrarë me armë zjarri nipin e vet shtetasin Gj. M. Shtetasi i lartëpërmendur i’u dorëzua Patrullës së Përgjithshme të Policisë DVP Shkodër për shoqërim dhe veprime të mëtejshme, ku në përfundim të veprimeve , Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër kanë bërë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës.