Ndonëse jo detyrë e drejtpërdrejt e tyre, ndalimi i grabitësit të pronarit të një exchange, ka sjellë dhe shpërblimin për tre efektivët e policisë Rrugore.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj takoi tre punonjësit e Policisë Rrugore, të cilët ndaluan dhe arrestuan në flagrancë grabitësin në Tiranë, në tentativën për t’u larguar.
Ministri shprehu vlerësimin maksimal dhe theksoi se ky është modeli i suksesit që duhet nxitur, motivuar dhe përhapur në të gjithë strukturat e Policisë së Shtetit.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur shpërblim për punonjësit e Rrugores. Ai deklaroi se akti i efektivëve është shembull dhe duhet shtrirë në gjithë strukturat e Policisë.