Kryeministri Edi Rama komenton propozimin e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç për mundësinë e zgjidhjes së problemit të Kosovës përmes ndarjes.

“Nuk na ndihmon të fillojmë prej andej. Është e qartë se nëse fillojmë nga përfundime të tilal teorike, kjo mund të diskreditojë të gjithë qëllimet e mira si të parëndësishme,” u shpreh kryeministri në një intervistë të publikuar dje për gazetën “Blic”.

Propozimi i Daçiç – Ndërkohë në një shkrim të botuar të hënën në gazetën ‘Novosti’” Daçiç shkruante se “Serbia gjithmonë ka humbur përmes një politike jorealiste dhe utopike. Sipas Daçiç qëllimi i shqiptarëve është krijimi i Shqipërisë së Madhe. “Kjo Shqipëri e madhe kërcënon të jetë ‘shteti më vital i Ballkanit’ dhe një instrument i ndikimit perëndimor në rajon.” Daçiç vazhdon me paralajmërime, se shqiptarët kanë në plan të bashkojnë veriun e Kosovës me Sanxhakun për të ‘rigjallëruar territorin historik-osman’. “Një lidhje e ‘Kosovës së islamizuar’ me Sanxhakun, sipas Daçiç do të ishte një dështim më i madh për popullin serb, më i madh se të gjitha dështimet e popullit serb në shekullin e 20-të.

” Propozimi i Daçiçit për zgjidhjen e problemeve të Serbisë nuk është edhe aq i ri- ndarja e Kosovës e bashkimi de jure i veriut të Kosovës me Serbinë. “Përveç kësaj manastiret serbe dhe kishat e Fushë-Kosovës duhet të marrin statusin autonom. Ndërkohë gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” analizon, se Daçiç e shikon të vetmen zgjidhje realiste për Kosovën në atë ‘”që territoret ku jetojnë serbë, të bashkohen me Serbinë, dhe pjesët e tjera ku jetojnë shqiptarët të pavarësohen’. Me sa duket Beogradi ndjek planin, se pika që pikon pandërprerë do të jetë ajo që do ta gërryejë Fushë-Kosovën”, shkruan FAZ informoi dje DW.

Artikulli paraprakRRETH 1 133 KRIMINELË MAFIOZË TË ARRESTUAR NË SHTATË MUAJ
Artikulli tjetërNJË BURRË QËLLON ME ARMË NGA ÇATIA E NJË NDËRTESE