Pika e trete e rendit të ditës e cila citonte nje vendim të këshillit të ministrave për ndryshimin e ndarjeve nga rajone ne lagje, ne bashkite e vendit, ka ngjallur reagime në mbledhjen e radhës së këshillit të Bashkisë Shkodër.
Këshilltari Mustafa Lici, ka ngritur një shqetesim për emrat që përfaqesojne disa lagje ne qytet . Por reagimet kane qene ndryshe nga këshilltarët e djathtë. Megjithatë pavarësisht diskutimeve, pas më shumë se 30 minutash pushim, këshilli i Bashkisë Shkodër ka kaluar një pikë të tillë duke i hapur rrugë edhe zbatimit të vendimit të këshillit të ministrave.