Pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-deputetit socialist Marko Bello ka reaguar dhe Presidenti Ilir Meta.
Ai ka shprehur ngushëllime familjarëve teksa përmes një postimi në Facebook shkruan se Bello ishte një qytetar model dhe një familjar shembullor.
“Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohëshme e një miku, bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali aktiv, qytetari model e familjari shembullor! Zoti ju dhëntë forcë Silvanës, fëmijëve e të afërmve për këtë humbje kaq të madhe, që na tronditi të gjithëve këtë mëngjes” – shkruan kreu i shtetit.