Sot, në Selinë e Ambasadës Italianë në Tiranë, Presidenti i Republikës Bajram Begaj ngushëlloi nëpërmjet një mesazhi qeverinë dhe popullin Italian për ndarjen nga jeta të ish Kryeministrit Silvio Berlusconi.

“Ndarja nga jeta e ish-Kryeministrit italian, Silvio Berlusconi më hidhëroi shumë. Italia humbi një politikan e sipërmarrës të suksesshëm e me shumë influencë, por edhe shqiptarët humbën një mik të mirë.

I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të afërmve të Kryeministrit Berlusconi, si dhe autoriteteve e popullit italian. Shqiptarët do ta kujtojnë gjithmonë Kryeministrin Berlusconi, me nderim e respekt, për gjithçka ai bëri ta. U prehtë në paqe!”.

Artikulli paraprakHESHTJE DËSHPËRUESE NË PIAZZA DEL DUOMO, FËMIJËT E BERLUSCONIT NË LOT FUTEN NË KATEDRALE
Artikulli tjetër“KEMI NJOFTUAR MENJËHERË NDËRKOMBËTARËT DHE KFOR-IN”, POLICIA E KOSOVËS DEKLARATË PËR MEDIAT