Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Dom Gjergj Simonit.

“Me trishtim mora lajmin e ndarjes nga jeta të Dom Gjergj Simonit, dëshmitar i vuajtjeve në burgjet e diktaturës dhe simbol i qëndresës shpirtërore ndaj të keqes.

Do ta kujtojmë përherë me nderim dhe respekt Dom Gjergj Simonin, për qëndresën në ato kohë të errëta dhe për mposhtjen e frikës me kremtimin e meshës së parë në Shkodër, që hodhi themelet e lirisë. U prehtë në paqe!”, shkruan ai.

Artikulli paraprakMETA THIRRJE QEVERISË: KTHENI SA MË PARË BORXHIN NDAJ PBB NË RRUGË RËNËSE, NDRYSHE DO PËRBALLEMI ME KRIZË SERIOZE
Artikulli tjetërSTUDIO E HAPUR – 28.01.2022