Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të kapitenit të Egnatias Raphael Dwamena. Begaj shpreh ngushëllimet për humbjen tragjike.

‘Mësova me dhimbje lajmin për humbjen tragjike të kapitenit të klubit “Egnatia”, Raphael Dwamena. Në këtë moment të vështirë shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen, klubin “Egnatia” dhe tifozët rrogozhinas.

Gjithashtu gjej rastin të vlerësoj kontributin e klubeve të futbollit në Shqipëri për rritjen e cilësisë së këtij sporti në vendin tonë.’- shkruan Begaj.

Artikulli paraprakTRAJNERI I KOMBËTARES, SYLVINHO: PREHU NË PAQE DWAMENA
Artikulli tjetërE ZURI PEMA E ULLIRIT POSHTË/ HUMB JETËN 45-VJEÇARI SHQIPTAR NË GREQI