Në nderim të figurës së ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, ish-ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme, pas një beteje të gjatë me sëmundjen,

Kuvendi i Shqipërisë organizon homazhe në sallën e seancave plenare, ku do të marrin pjesë shumë personalitete të njohura të politikës.

Ndërsa shumë figura e personalitete të njohura të politikës shprehën ngushëllimet familjarëve të ish-ministrit të Mbrojtjes, duke e cilësuar si një humbje të një eksponenti më të madh në Partinë Socialiste që në fillimet e saj.

Si deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe si ministër i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga njihet si një nga personalitetet, i cili dha njè kontribut të paçmueshëm në Partinë Socialiste.

Artikulli paraprakGUSHTI NIS ME TEMPERATURA PËRVËLUESE, SHKODËR E BERAT DERI NË 39°C
Artikulli tjetërRAPORTI I DASH, BASHA: EKONOMIA PO VDES, RAMA U BËN SHANTAZH INVESTITORËVE