Ndarja e re territoriale e ka penalizuar Lezhën, kjo duke ju referuar dhe faktit se Bashkia ka pasur borxhe të konsiderueshme të trashëguara.

Kështu shprehet kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj, sipas të cilit dhe bllokimi i lejeve të ndërtimit ka sjellë mungesë të ardhurash në këtë njësi vendore e për rrjedhojë dhe vështirësi financiare.

Kryebashkiaku Frrokaj shton se me ligjin e ri Bashkitë nuk janë institucione investuese por vetëm shërbimesh.

Sipas kryebashkiakut të Lezhës, Bashkia ka likuiduar një pjesë të konsiderueshme të borxheve, ndërsa janë realizuar një sërë investimesh.

Artikulli paraprak25-VITE FAKULTETI EKONOMIK SHKODËR
Artikulli tjetërADEMI FAJËSON QEVERINË PËR BYPASS-in