Fondi i miratuar nga Qeveria Shqiptare është i pamjaftueshem për ta mbrojtur dhe kthyer uren e Zogut mbi Lumin Mat në identitet.Shqetësimi është ngritur nga kreu i Forumit Kombëtar të Mbrojtjes së Trashegimisë Kulturore, Pal Trashaj sipas se cilit, ky monument kulture ka degraduar dhe nevojiten fonde të tjera që ndërhyrja të jetë efikase.
Historiani Pal Trashaj ju bën thirrje institucioneve përgjegjesë që të ndalin shfrytëzimin pa kriter të lumit Mat për inerte, pasi në këto kushte 3 urat mbi këtë lum janë seriozisht të rrezikuara.
Qeveria Shqiptare i ka hapur rrugë zbatimit të projektit të ndërhyrjes emergjente në “Urës së Zogut” mbi Lumin Mat në Milot, duke miratuar një fond me vlerë e 57-milion lekeve të reja, ndërsa për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Kultures. Ura e Zogut është ndërtuar në vitin 1927 dhe gëzon statusin e Monumentit të Kulturës së kategorisë së parë. Për vite me radhë, ekspertë të mjedisit dhe mbrojtës të trashëgimisë kulturore u ranë kambanave të alarmit se ekskavatorët që nxjerrin zhavorr nga lumi Mat, po rrezikonin seriozisht “Urën e Zogut”- e shpallur monument kulture në vitin 1999.