Kanali i ujerave të larta i cili doli nga shtrati dhe solli përmbytje katër ditë më parë në zonen e Zadrimës në Lezhë do të pastrohet.Konfirmimi ka ardhur nga Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, sipas të cilit po verifikohen të gjitha problematikat dhe sëbashku me Drejtorinë e Kullimit dhe Ujitjes do të ndërhyhet për të shmangur përmbytjet në të gjitha zonat me rrisk në këtë drejtim.
Vërshimi i përrenjeve malor dhe dalja nga shtrati i kanalit të ujerave të larta solli probleme në Zadrimë, ku dëmet më të mëdha u shkaktuan në fshatin Fishtë, pasi uji deportoi pranë banesave.