Gerard Pique nuk do të përballet me masën disiplinore të pezullimit me 2 ndeshje pas kartonit të verdhë të marrë në fund të sfidës Arsenal- Barcelona në Champions League.
Pique u paralajmërua për një ndërhyrje të rëndë me qëllim ndaj Danny Welbeck pesë minuta nga përfundimi i ndeshjes në Emirates Stadium. Mbrojtësi spanjoll foli me trajnerin Luis Enrique pas golit të dytë të shënuar nga Lionel Messi, duke cuar në dyshime se lojtari e bëri qëllimisht ndërhyrjen. Megjithatë Luis Enrique vendosi t’i shmangte dyshimet në konferencën e tij për median pas ndeshjes. UEFA ka të drejtë të dënojë një lojtar me dy ndeshje pezullim nëse mendon se ka shkaktuar faul me dashje, por në rastin e Pique kjo nuk qëndron.