Vazhdon puna për përmirësimin e rrugës Mali i Shoshit- Qendër e Njësisë Administrative Shosh. Bashkia e Shkodrës me mjetet e saj, duke iu përgjigjur kërkesave të banorëve, po punon edhe me mbështetjen e banorëve të zonës në një rrugë që u shërben edhe turistëve që vizitojnë këtë zonë.
Sipas administratorit të Njesisë Administative Shosh z. Ndoc Ashta që po koordinon punën në terren, brenda pak ditëve gjendja e këtij segmenti do të përmirësohet ndjeshëm për të gjithë ata që e përdorin këtë rrugë.
Për vite te tera kjo rrugë ka vuajtur amortizimin e saj, e paasfaltuar dhe me kthesa te shumta, dukë e bërë udhëtimin e padurueshëm për qytetarët.Gjithashtu Përshkak të relievit malor të thyer udhetimi në këtë segment rrugor është mjaft me rrezik , prandaj rikonstruksioni I saj është mjaft I domosdoshëm.
Një ndërhyrje në këtë rrugë, do të ndikonte ndjeshëm në shifrat për turizmin. Po ashtu, kjo do të rriste interesin e të huajve të cilët aktualisht duhet të bëjnë gjashtë orë rrugë nga Shkodra për të mbërritur aty. Zona e shoshit si dhe zonat e tjera përreth janë më të preferuat e turisteve te huaj.