Në kinemanë “Millenium” në qytetin e Shkodrës në kuadrin e aktiviteteve të Kujtesës Historike të Krimeve të Komunizmit u zhvillua ceremonia përkujtimore e 8 martirëve të Malësisë së Madhe ku u nderuan me titullin “Nderi I Qarkut Shkodër”.
Ndoc Çulaj, kryetar I Shoqatës së trashëgimtarëve e të Pushkatuarëve prej Diktaturës Komuniste në Malësi të Madhe, bëri publike se asnjë prej 8 martirëve nuk ka marrë nderimin e duhur nga shteti.
Ai gjithashtu tha se çështja e këstëve të premtuara është premtim I pambajtur nga qeveria ndër vite.
Në mbyllje të këtij aktiviteti u organizua ceremonia e dhënies së titullit “Nderi I Qarkut Shkodër” për 8 martirët, Rrok Kanto Marashi, Pjetër Marashi, Fran Pjetër Marashi, Pjetër Zef Çulaj, Ndrek Pjetër Çulaj, Martin Fran Papaj, Prekë Lek Rushaj, Pashko Lek Rushaj.