Ashtu siç ka paralajmëruar Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare sot do të përshkallëzojnë protestën duke bllokuar rrugët për një orë, nga ora 11-12. Kjo formë e protestës vjen në një ditë, kur negociatori për zgjidhjen e ngërçit politik David McAllister pritet të mbërrijë në Tiranë.

Në këtë vizitë, zyrtari gjerman do të shoqërohet raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein. Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka përsëritur disa herë që protesta do të jetë paqësore dhe demokratike, por nga ana tjetër i është bërë thirrje policisë që të mos provokojë.

Një ditë më parë nga çadra e opozitës, Basha deklaroi se dhuna është tipar i dobësisë morale. Basha u shpreh gjithashtu se policia do të vëzhgohet nga toka dhe ajri nëse cenon protestuesit. Duke e konsideruar të paligjshme protestën e opozitës, Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë në Policinë e Shtetit, Altin Qato, apeloi qytetarët të shmangin pjesmarrjen në tubime të tilla. Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama në Komunikimin Javor tha se thirrja për të bllokuar rrugët na kthejnë në tatëpjetën e rrëmujave. Rama u shpreh se Policia e Shtetit ka për detyrë të dokumentojë çdo shkelje ligjore dhe të çojë para drejtësisë të gjithë ata që i kryejnë këto shkelje duke bllokuar rrugën në vend.

Artikulli paraprakRAMA INKURAJON POLICINË E SHTETIT: “ENGJËJ MBROJTËS”
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT, SOT DITË PLOT DIELL