NJË DITË PAS VIZITËS NË SHQIPËRI, FLECKENSTEIN MIRËPRET VIZITËN E KUKAN.Një ditë pas largimit nga Tirana, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein shprehet optimist se bisedimet mes opozitës dhe qeverisë shqiptare do të mbyllen me sukses të hënën, ditë kur në vendin tonë vjen kolegu i tij, eurodeputeti Eduard Kukan.

 

Në rrjetin social Facebook, Fleckenstein shkruan edhe për takimet me kryeparlametnarin Meta, kryeministrin Rama dhe liderin e opozitës Basha, si përpjekje të tij për të negociuar në “pajtimin” e dy forcave më të mëdha politike në vend, të futura në ngërç prej mëse 5 muajsh kur opozita mori vendimin politik për të bojkotuar Kuvendin.“Në bisedimet me Kryetarin e Parlamentit Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e opozitës, Basha unë u përpoqa të sqaroj termat dhe kushtet që opozita të ndërpresë bojkotin dhe të kthehet në Parlament. Unë jam shumë besimplotë që kolegu im Eduard Kukan do mbyllë me sukses bisedimet mes palëve të hënën për t’i dhënë fund krizës. Bashkëpunimi ynë për këtë çështje është me të vërtetë i mirë dhe përcakton qëllimin tonë të përbashkët për ta sjellë Shqipërinë më pranë BE”, shkruan ai.

Artikulli paraprakMUSTAFA: THAÇI PRESIDENT NË 2016-tën
Artikulli tjetërSULMI I PARË NË GAZA PAS ARMËPUSHIMIT