Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës. Në një status në Facebook, Berisha e ka cilësuar një akt terrorist të urdhëruar nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, të cilin e quan “Putini i Vogël”.

STATUSI:
Akt terrorist i urdhëruar direkt nga Putini i vogël.Ky është momenti kur grupi terrorist ushtarak serb rrëmben në territorin e Kosovës, në veri, tre policë shqiptarë që kryenin detyrën.

Dënoj me forcën më të madhe këtë akt terrorist, kriminal të falangave të Vuçiç dhe i bëjë thirrje komunitetit ndërkomëtar të dënojë me forcën me të madhe këtë akt terrorist luftënxitës të ish Millosheviçit të ri Aleksandër Vuçiç.

Artikulli paraprak“KEMI NJOFTUAR MENJËHERË NDËRKOMBËTARËT DHE KFOR-IN”, POLICIA E KOSOVËS DEKLARATË PËR MEDIAT
Artikulli tjetërBE SANKSIONE KOSOVËS? PRISHTINA: NUK KEMI NJOFTIM ZYRTAR, ÇFARËDO MASE DO TË ISHTE E PADREJTË