Ndermarrja e rrugeve rurale ne Shkoder pas nisjes se nje sere punimesh ne akset me priblematike sjell si problematike jo pak te rendesishem mungesen e mjeteve te punes.

Drejtori Dede Tonaj shprehet se fadormat apo kamionet jane te amortizuar nga vitet qe mbartin mbi shpine te cilat nuk jane nderruar prej gati 20 vitesh. Tonaj nenvizon se e gjithe puna e sezoneve te kaluara perqendrohet me ndermarrje private pasi mjetet logjistike qe disponon kjo drejtori jane te pamjaftueshme.

Tonaj rrefen se jane bere nje sere kerkesash per sjelljen e fadromave te reja por pergjigjia ka qene negative me arsyen e mungeses se fondeve.

TONAJ: FONDET E PAKTA NDËRSA PROBLEMET JANË TË SHUMTA

Ndermarrja e rrugeve rurale Shkoder pavaresisht automjeteve te amortizuara nga vitet duhet te kete nje vemendje  te vazhdueshme me ardhjen e  sezonit te shirave dhe me pas te debores pasi ne baze te sinoptikaneve , parashikohet  nje dimer i ftohte.404 km eshte numri total i akseve qe ndermarrja e rrugeve ruale ka nen kujdesin e saj e ndersa   po te bejme nje llogari te thjeshte me stafin e reduktuar qe ka kjo drejtori i  bije qe cdo punonjes te kete nen kujdes 8 km rruge, nje shifer kjo sipas drejtorit Tonaj totalisht e paperballueshme.

Artikulli paraprakNjoftim për Shtyp nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër
Artikulli tjetërMASSAFRA: SHKODRANËT TË BASHKUAR SI 25 VITE MË PARË