Janë kto disa nga vargjet e poezive të autorit Angjelin Deda të cilat përmes një programi letraro muzikor të quajtur “Ndërmendje” ia ka dedikuar arratisjes së Pader Ambros Martinit dhe piktorit Lin Delia duke u bazuar në ngjarjet e vitit 1948.

Një vit ky ndër më të vështiret për Shqipërine e vecanerisht për fenë katolike,ku për pasojë të gjitha kishat ishin shfarosur nga regjimi komunist, dhe kështu, naten e Shna Prendes at Ambros Martini së bashku me Frat Vlashin dhe Zefin si dhe piktoin Lin Delia arratisen dhe kalojnë kufirin për tu bërë meshtare.

Ndërkohë autori një pjesë të krijimeve të tija ia ka kushtuar dhe familjes së Fran Zefit e cila lufton për të mbrojtur token e Kelmendit kunder regjimit komunist.

Autori Angjelin Deda ia kishte premtuar Padër Ambrosit një dedikim të tillë, poezite e tija kujtonin cdo vuatje dhe sakrifice që martiret dhanë për fenë katolike. “Maria martire për fe”, “Këndoj për ty” etj

ishin disa nga poezitë që vinin nën interpretimin e solostit Riad Bashi, aktorit Paulin Ujka, Frat Valentin Rroku etj, të shoqëruara në piano nga mjeshtri i madh shkodran Gjon Shllaku.

“NDËRMENDJE” ishte ky përkufizimi i këtij aktiviteti me qëllim që të pranishmeve tu vinte një herë ndërmend cfarë vuajtjesh sakrificash solli viti 48’.

 

Artikulli paraprakMURIQANI PORTA E SIRIANËVE DREJT PERËNDIMIT
Artikulli tjetërVLAHUTIN: KAMPI REFUGJATËVE JO KUSHT I BE