Nën tingujt e Orkestrës Simfonike të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit teatri “Migjeni” mirëpriti koncertin e fundvitit “Ndërmendje 2022”. Dirigjentja dhe pianistja e njohur Elda Laro u rikthye pas 30 vitesh në qytetin e saj të lindjes duke performuar përpara publikut shkodran. Pjesë e koncertit ishin edhe disa prej zërave më të mirë si solistët Ana Bushgjokaj dhe Izabel Eve Poro.
Rikthimi pas 30 vitesh në qytetin e Shkodrës për dirigjenten dhe pianisten Elda Laro është emocionues.
Manjola Lloja e cila prezantoi këtë vit koncertin “Ndërmendje 2022” tha se për Orkestrën Simfonike të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit nuk ka një shtëpi më të mirë se teatri “Migjeni”.
Solistët Denis Skura dhe Ana Naqe me disa prej pjesëve të njohura të muzikës botërore dhuruan plot emocione për publikun e pranishëm me interpretimin e tyre duke bërë që koncerti “Ndërmendje 2022” të jetë një dhuratë e bukur në festat e fundvitit.