Janë nderuar sot 7 repartet e angazhuara në përballimin e situatës së krijuar nga moti i keq pak ditë më parë nga përmbytjet.
Në ceremoninë e nderimit ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Në fjalën e saj, ministrja Xhaçka tha se “Në asnjë rast nuk do të lejojmë që sakrifica e ushtrisë të përdoret për të mbuluar përgjegjësitë e të tjerëve dhe për këtë duhet tua bëjmë të qartë të gjithëve.”