KLERI VLERËSON ATA QË U FLIJUAN PËR LIRI, HOMAZHE E KURORA ME LULE EDHE NGA PD.Aktivitetet për 102-vjetorin e pavarësisë kanë vazhduar me homazhe e vendosjen e kurorave me lule fillimisht tek varrezat katolike të Rrmajit e më pas tek monumenti i ushtarit të panjohur dhe varrezave të dëshmorëve.
Vendosja e kurorave e homazhet janë bërë vetëm nga përfaqësues të Partisë Demokratike. Dom Artur Jaku, famullitar i katedralës së “Shën Shtjefnit” dhe Fejzi Zaganjori përfaqësues i myftnisë Shkodër vlerësuan gjakun e maritërëve që u flijuan për liri e demokraci.Një urim dha edhe deputeti i PD Helidon Bushati.Më pas janë drejtuar tek varrezat e dëshmorëve. Aty demokratët kanë qenë shumë më të paktë sesa në ceremoninë e ngritjes flamurit apo homazheve në varrezat e Rrmajit. Fillimisht janë vënë kurora me lule tek ushtari i panjohur dhe më pas gjiroja tradicionale tek varrezat e dëshmorëve.