Lëvizja “Gratë frymojnë vlera” në qytetin e Shkodrës ka zhvilluar një aktivitet për vlerësimin dhe respektimin e disa grave me vlera në Shkodër dhe që kontribuojnë në fusha të ndryshme .

Të ftuara ishin gra jo vetëm nga Shqipëria por edhe Mali i Zi, Maqedonia apo Kosova, një aktivitet ky i organizuar nga Fahrida Ramadani.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe dy aktoret e njohura Tinka Kurti dhe Margarita Xhepa. Ky aktivitet për nderimin e grave shkodrane shërben edhe si një urë bashkëpunimi, lidhjeje dhe njohjeje me qëllimin zhvillimin e mëtejshëm të grave dhe vajzave në shoqëri.

Lëvizja  “Gratë frymojnë vlera” nderoi 12 gra shkodrane nga fusha të ndryshme mes të cilave edhe gazetaren e Star Plus Televizion Anila Dushi e cila prej shumë vitesh kontribuon në fushën e medias.

Artikulli paraprakTE HENEN NIS SHPËRNDARJA E SHPËRBLIMEVE PËR PENSIONISTËT
Artikulli tjetërDITA E 14-TË E PROTESTËS SË STUDENTËVE/ PD DHE LSI MOBILIZOJNË MILITANTËT DREJT TIRANËS