Homazhe dhe kurora me lule janë vendosur në përkujtim të 5 majit, ditës së dëshmorëve.
Partia Socialiste e Shkodrës, LSI dhe veteranët e LANÇ sëbashku nderuan të rënët e luftës që prehen në varrezat e dëshmorëve. Pas vendosjes së kurorave tek ushtari i panjohur përreth varrezave është bërë edhe gjiroja tradicionale në nderim të dëshmorëve të cilët u flijuan në luftën nacional-çlirimtare. Homazhe dhe kurora janë vendosur edhe tek busti i 5 heronjve të Vigut.