“Sport Klub Vllaznia” ka përkujtuar një-vjetorin e vdekjes të ish-çiklistit të Vllaznisë Aleksandër Lazri.
Në një ceremoni në përkujtim të tij, drejtori i klubit shumësportesh Mark Kroqi i dorëzoi babait të Aleksandrit një çertefikatë mirënjohjeje. I pranishëm ishte edhe presidenti i federatës shqiptare të çiklizmit Skender Anxhaku i cili i dhuroi djalit të ish-çiklistit shkodran një mirënjohjeje për kontributin e tij në sport. Babai i Aleksandrit falenderoi për këtë nderim të djalit të tij. Aleksandër Lazri humbi jetën një vit më parë në një aksident që i mori jetën. Për shumë vite kontriboi si çiklist i Vllaznisë ndërsa kur jetoi në Itali ndihmoi sportistët kuqeblu me donacione të ndryshme.