Me titullin e larte “Kalores i Urdherit te Skenderbeut” akorduar nga Presidenti i Republikes Bujar Nishani eshte nderuar Fatbardha Saraçi Mulleti .
Per mikrofonin e Star Plus , kjo grua e cila ka vuajtur persekutimin komunist per dekada me rradhe , tha se kete titull ia dedikon grave dhe nenave shkodrane , historite e trishta te te cilave u shnderruan per te, ne frymezim, duke shkruar tre libra. Fatbardha Mullet Saraçi u vleresua me titullin “Kalores i Urdherit te Skenderbeut” me motivacionin “Në vlerësim të punës së palodhur në fushën e arsimit për përgatitjen e brezave të rinj, duke u kthyer në simbol të figurës së ndritur të mësuesit, si dhe për qëndresën dinjitoze ndaj persekutimit nga sistemi komunist”.