Nasuf Beg Dizdari , shkodrani që mbajti fjalimin mbi varrin e “Isa Boletinit” është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia Shkodër.

Ky titull iu dorëzua nipit të tij , nga kreu I këshillit bashkiak Xhemal Bushati. Nga ana tjetër për figurën e Nasuf Beg Dizdarit referuan historian dhe intelektual shkodranë. Ndërsa aktori I njohur Agron Dizdari ktheu në vëmendje disa vargje të këtij fjalimi ,që I afërmi I tij Nasuf Beg Dizdari kishte mbajtur në varrin e Isa Boletinit. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm përfaqësues të bashkisë, komuniteteve fetare por edhe intelektual shkodrane.Nasuf Beg Dizdari u lind në Shkodër në një familje të njohur qytetare në vitin 1857.Për herë të parë shkroi historinë e Bushatllinjve të Shkodrës.Me rastin e varrimit në Podgoricë të Isa Boletinit mban fjalimin e rastit.Ky fjalim tepër I guximshëm bëri bujë në Mal të Zi dhe fjala erdhi edhe në Shkoder.Spiunazhi Malazeze e vuri atë në shënjestër dhe e piketoi për ta vrarë. Nasuf Beg Dizdari vdiq në Shkodër në vitin 1940 në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakMORATORIUMI MINIMIZON PRERJET E NË PYJE, 3 GJOBA NE DY MUAJ
Artikulli tjetërSHKODER – POSTRIBË, RRUGA QË PO KTHEHET NË BURIM AKSIDENTESH