Prefekti I qarkut Shkodër Paulin Radovani ka sqaruar hipotezat në media se ndërprerja e energjisë elektrike gjatë takimit të zhvilluar nga dy kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike në Shkodër ishte e qëllimshme.
Gjatë komunikimit me mediat, Radovani tregoi se energjia është ndërprerë për të mos rrezikuar forcat e ushtrisë dhe zjarrfikëset që po punonin për shuarjen e zjarreve në lagjen Draçin.
Ditën e hënë për rreth 15 minuta u ndërpre energjia elektrike në qytetin e SHkodrës, ndërkohë që Forcat e Ushtrisë dhe ato zjarrfikëse po ndërhynin për shuarjen e flakëve në zonën e Draçinit.