Pas kronikës së transmetuar nga SP, ku shtetasit Vinçens Hila nga fshati Barbullush i Bushatit i ishte ndërprerë pagesa e invaliditetit që nga muaji qershor, ka reaguar mjeku i ekspertizës mjekësore Fran Kapaj.
Sipas Kapajt, në bazë të dispozitave ligjore, komisioni vlerësues i Shkodrës nuk mund ti japë grup personit në fjalë. Kapaj sqaron edhe detyrimet që kanë përfituesit e statusit të invalidit me hyrjen në fuqi të ligjit të ri në vitin 2015. Më parë, shtetasi Vinçens Hila bëri thirrje për ndihmë, pasi sipas tij ndërprerja e pagesës së invaliditetit ishte e padrejtë. Tashmë e vetmja mundësi që i mbetet këtij shtetasi është rikomisionimi pranë Kempit Epror.