Pas lajmit të transmetuar në Tv Star Plus, ku 30 vjeçares paraplegjike me iniciale M.R. nga fshati Vukatanë i Njësisë Administrative Gur i Zi i është ndërprerë pagesa e invaliditetit, ka reaguar ashpër drejtoresha Rajonale e Shërbimit Social Valbona Tula.

Sipas Tulës, shtetësja në fjalë disponon dokumentacionin e nevojshëm dhe do të marrë pagesat e prapambetura, ndërsa përgjegjësia totale sipas saj është e drejtuesve pranë zyrave të kësaj njësie administrative. Tula u bën thirrje qytetarëve që të shqyrtojnë vazhdimisht dokumentacionin e tyre. Vajzës së familjes Rama i ishte ndërprerë pagesa e invaliditetit prej 2 muajsh, ndërsa sipas familjarëve të së sëmurës situata ka qenë e përsëritur. Megjithatë, me ndërhyrjen e drejtorisë Rajonale të Shërbimeve sociale, rasti në fjalë do të marrë zgjidhje.

Artikulli paraprakDRUTË E ZJARRIT, VETËM NË TETOR FILLON LËVIZJA E TYRE
Artikulli tjetërKANOSJA E GJERMANES, LIROHEN 4 NGA 5 TË DYSHUARIT