SULMUESIT PRO-PALESTINEZ SULMOJNË LOJTARËT .

Ndeshja ndërmjet ekipit francez Lille dhe atij nga Izraieli, Maccabi Haifa është ndërprerë para kohe pasi protestuesit pro-palestinez kanë sulmuar lojtarët e ekipit izraelit. Ndeshja miqësore ndërmjet Lilles dhe Maccabi Haifas (2:0) është ndërprerë në minutën e 86-të pasi protestuesit pro-palestinez kanë hyrë në fushë dhe kanë sulmuar lojtarët e ekipit izraelit. Thuhet se tifozët ishin turq, derisa në duar kanë pasur parulla në të cilat kërkohej çlirimi i Palestinës nga Izraeli.
Në javët e fundit, ushtria izraelite ka marr një ofensivë ushtarake në Rripin e Gazës ndaj militantëve të Hamasit. Por, Izraeli në këtë ofensivë nuk po kursen as civilët përfshirë pleqtë, gratë dhe fëmijët , dhe kjo ka revoltuar shumë qytetarë, sidomos të komunitetit mysliman, në mbarë botën

Artikulli paraprakSHKODËR SEKUESTROHEN LOJRA FATI ( Video )
Artikulli tjetërVLLAZNIA ENDE NË AJËR