Ky është ekipi i zjarrfikësve të Shkodrës i cili natën e ndërrimit të viteve do ta presë në krye të detyrës dhe jo në tryezën familjare.

Pavarësisht se dëshira për të festuar, ata puna i detyron që edhe këto ditë të bukura t’i kalojnë pranë mjediseve të punës, përfshi edhe drejtuesit e saj. Shefi i sektorit operacional pranë shërbimit zjarrfikës thotë se kjo është një gjë e zakonshme . Mos prania e tyre në tryezën familjare në natën e ndërrimit të viteve, është kthyer në monotoni gati thuajse të përvitshme.

Bushati ka një apel për të gjithë qytetarët që atë natë të tregojnë kujdes në përdorimin e lëndëve pirotikenike. Po i njëjti apel shkon edhe për familjarët që të tregohen të kujdesshëm gjatë përdorimit të gazit kur të gatuajnë

Nje koment ai e ka edhe për telefonatat e rreme, dhe për shoferët që të mos parkojnë në vende të gabauar mjetete e tyre sepse një sekond vonesë është ndoshta humbje jete

Natën e Vitit te Ri dy mjete zjarrfikëse do te jene ne gatishmëri dhe te ndare ne stacione te ndryshme të qytetit për te përballuar çdo rast zjarri.

Artikulli paraprak“URA E RRASHEKUT NË RREZIK SHEMBJE”
Artikulli tjetërDEL NGA SHINAT TRENI I LINJËS SHKODËR-PODGORICË