Nderron jete adoleshenti shqiptar qe u godit me thike

Ka ndërruar jetë në spital 17-vjecari shqiptar Pandi Lavdari, i cili një ditë më parë u godit me thikë në kraharor në Itali, nga 19-vjeçari italian Simone Maddaluno. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat lokale. Konflikti i parë i madh mes të dyve lindi mbrëmjen e së dielës në një diskotekë. Një shikim i tepërt ndaj vajzës që pëlqenin të dy, shtyrje dhe grushte, më pas secili shkoi në shtëpinë e vetë. “Nuk ishte hera e parë që ziheshin, por nuk mendonim se situata do të arrinte deri këtu. Ndoshta Simone ishte i dëshpëruar”, citohen nga mediat lokale miqtë e përbashkët të djemve. Të hënën pasdite, të dy u shkëmbyen në rrugë, para kopshtit të postës. Sipas një rindërtimi të parë të ngjarjes nga karabinierët e Pavias, duket se Simone, ndoshta i provokuar nga i njohuri-rival, e ndoqi deri në fund të rrugës “Dalla Chiesa”, pas zyrave të postës. Aty, pa e parë askush, goditi me thikë në kraharor 17-vjeçarin, i cili në pak sekonda, u shemb në tokë. Disa banorë të zonës, të alarmuar nga ulërimat, dolën në rrugë dhe telefonuan ekipin e ndihmës së shpejtë. Kushtet e shqiptarit u shfaqën që në fillim shumë serioze. Ai u transportua në Poliklinikën “San Matteo” në Pavia, ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale delikate në tentativë për ti shpëtuar jetën. Por, jeta e Pandi u ndërpre.Ndërkohë, 19-vjeçari italian është arrestuar. Karabinierët kanë sekuestruar armën e krimit.

Artikulli paraprakJOZEFINA TOPALLI,FAMILJA IME PREJ DY MUAJSH NËN VËZHGIM
Artikulli tjetërJUNCKER DHE TAJANI DEBATOJNË ASHPËR NË PARLAMENT