Zi në familjen Musta! Agim Musta, ish i burgosur politik ka ndërruar jetë mesditën e sotme në moshën 89-vjeçare.

Mësohet se Musta ishte i sëmurë prej kohësh dhe ishte në regjim shtrati. Homazhet do të zhvillohen nesër (e enjte) në orën 10: 00 pranë Mederesesë. Agim Musta është babai i gazetares Suela Musta, anëtare e AMA-s e cila pak javë më parë u arrestua, si pjesë e një hetimi që shpërdoruan detyrën.

Kush është Agim Musta?
Agim Musta ka lindur në qytetin e Gjirokastrës në vitin 1930. Musta kryer studimet e larta në Fakultetin Histori-Filologji, Universiteti i Tiranës. Ka punuar arsimtar në shkolla të ndryshme tetëvjeçare dhe të mesme të vendit. Në vitin 1962 është dënuar me 13 vjet burg për agjetacion – propagandë nga gjykata ushtarake Tirane. Agim Musta ka shkruar për komunizmin, sistemin e burgjeve dhe persekutimin në kohën e diktaturës

Botimet e autorit
“Mandelat e Shqipërisë”, 1992
“Dosjet e gjalla”
“Kush ishte Enver Hoxha” (bashkëautor), 1996
“Burgjet e shtetit burg”, 1998
“Mjerim pafund”, 1999
“Harta e burgjeve dhe kampeve me punë të detyruar (1944-1991)”
“Gjëmat e komunizmit në Shqipëri”, 2001
“Dëshmoj për të vërtetën”, 2004
“Antologjia e plagëve nën terrorin komunist” (bashkëautor), 2 vëllime 2006
“Album i burgjeve të diktaturës komuniste”, 2006
“Libri i zi i komunizmit”, 2007

Artikulli paraprakKRYEBASHKIAKËT E PD-SË MARRIN POROSITË NGA BASHA: NUK KA ASNJË SHANS TË LËSHOJMË ZYRAT
Artikulli tjetërKUVENDI, 8 PYETJE ‘VENECIAS’ PËR METËN, ZBARDHET KËRKESA