74 VITE NGA JETA E TIJ IA DEDIKOI SHËRBIMIT FETAR DHE NJERËZVE. Ne oret e vona te mbremjes se 17 prillit nderroi jete ne moshen 98 vjecare At Konstandin Pistulli. I lindur ne Shkoder me 28 qershor 1916 At Konstandini pak ore pasi mori bekimin dhe nje kryq nga Imzot Ramiro Moliner Inglés, nderroi jete.
At Konstandin Pistulli u shuguru meshtar ne vitin 1941e qe atehere vijoi papushim shërbimin e tij besnik ndaj besimtarëve deri ne frymen e tij te fundit. Në vitin 1955 fretënit e Shkodrës e emruan Provincial të tyre. Me mbylljen e kishave nga regjimi komunist At Konstandin Pistulli punoi për shumë vite në fermë e në punë të randa, në nji heshtje të detyrueme, me drojën se dita ditës vinin ata të sigurimit dhe e arrestonin. Qe i dashtun me të gjithë, i urtë e i përvujtur, tipik i bijve të Shën Françeskut. Deri në moshën 98 vjeçare tha lutjet e breviarit si dhe kremtoi cdo dite Meshën Shejte.Në kuvendin e Gjuhadolit kaloi vitet e fundit të jetës së tij, i sherbyem përzemërsisht prej fretenve e të afërmve të tij. Mesha e Dritës për Shpirtin e tij do të jetë në Kishën e Shën Françeskut – Shkodër, ditën e Hënë me dt. 20 Prill 2015 ora 10:00 pas Meshës me proçesion do shkohet drejt varrezave të fretënve tek Arra e Madhe, ku do të bëhet edhe Varrimi.