GAZETARI I FAMSHËM I “ËATERGATE” VDES NË MOSHËN 93 VJEÇARE.Ka ndërruar jetë, Benjamin Bredli, i njohur si “Ben” Bredli, gazetari i famshëm i skandalit “Ëatergate”.

Bredli ndërroi jetë në moshën 93-vjeçare, për shkaqe natyrale.Ai ishte redaktor përgjegjës në “Ëashington Post” nga viti 1968 deri në vitin 1991. I diplomuar në Harvard, ai ishte edhe veteran i Luftës II Botërore, ku kishte shërbyer në marinën amerikane.Ai mori famë në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur sfidoi qeverinë federale në kohën e presidencës së Riçard Niksonit, duke publikuar dokumente të Pentagonit në të famshmen “Ëatergate”, e cila rrëzoi presidentin Nikson, duke e detyruar të jap dorëheqje në gusht të vitit 1974.Deri në vdekje, Bredli kishte pozitën e zëvendës.presidentit në “Ëashington Post”. Prezantuesi i njohur Lerri King, në kujtim të Ben Bredlit, shkruan se ishte redaktor dhe një shok i mrekullueshëm, guximtar dhe një gazetar i madh.Vitin e kaluar, presidenti Barak Obama i dha Bredlit Medaljen e Lirisë, për kontributin e tij në shoqërinë amerikane.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/T8WDuNdfljI?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprak“PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR TË DISKRIMINUAR”
Artikulli tjetër“JAVA KUNDËR TRAFIKIMIT”