Ndërron jetë gazetarja që dha lajmin e shekullin të 20-t
Ka ndërruar jetë në moshën 105 vjeçare korrespondentja që dha lajmin e nisjes së Luftës së Dytë Botërore. Clare Hollingworth veterane e luftës britanike, vdiq në Hong Kong. E lindur në Leicester në 1911, Hollingworth dha lajmin e pushtimit të Polonisë nga Gjermania në gusht të vitit 1939. Ajo vazhdoi më pas raportimin nga Vietnami, Algjeria dhe Lindja e Mesme. Hollingworth ishte gazetare e “Daily Telegraph” kur dha lajmin e shekullit. Ajo dalloi forcat gjermane të grumbulluara në kufirin polak, ndërsa udhëtonte nga Polonia për në Gjermani në vitin 1939. Përpara se të bëhej gazetare, ajo ka ndihmuar për të shpëtuar mijëra njerëz nga Hitleri, duke i ndihmuar për të marrë viza britanike. Më vonë u anëtarësua në Klubin e Korrespondentëve të Huaj (FCC) në Hong Kong, ku edhe festoi 105 vjetorin e lindjes tetorin e vitit të kaluar. Presidenti i Klubit, Tara Joseph tha se ajo ishte “një frymëzim i jashtëzakonshëm” dhe një “anëtare e çmuar”.