Ka ndërruar jetë në moshën 87- vjeçare ish-mundësi e peshëngritësi rekordmen, Ramadan Martini i cili i ka kushtuar sportit 43 vite nga jeta e tij.
Ramadan Martini lindi në Tiranë në vitin 1931, ai ka dhënë kontribut të çmuar në sportet e peshëngritjes dhe mundjes, si lojtar, trajner, mësues shkollash dhe punonjës në Federatat Sportive.
Në vitet 1949 -1957 është shpallur 7 herë kampion kombëtar në mundje, dhe 5 herë kampion kombëtar ne peshëngritje, duke hyrë në elitën e këtyre sporteve
Ramadan Martini ka mbaruar studimet per specialitetin e mundjes dhe peshëngritjes në Varshavë të Rumanisë, ndërsa në vitin 1967 është diplomuar edhe në Institutin e Kulturës Fizike “Vojo Kushi” në Tiranë
Ka punuar për një kohë të gjatë për trajnimin e brezave të rinj në sportet e mundjes peshëngritjes dhe boksit.
Ka qenë trajner i ekipeve të ndryshme të mundjes deri në vitin 1973, ndërsa më pas ka shërbyer si gjyqtar.
Për kontributet e tij në sport është vlerësuar me disa tituj si Mjeshtër i “Merituar i Sportit në Mundje dhe Peshëngritje ““Nder i Sportit Shqiptar” urdhri “Naim Frashëri”.