Ish-kryeministri Sali Berisha ka humbur sot një nga njerëzit e shtrenjtë. Bëhet fjalë për Hajrie Ram Osmanin, motrën e Sali Berishës, e cila u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e saj e bënë të ditur në rrjetet sociale miq të familjes. Ajo jetonte prej kohësh në Kodër-Kamëz dhe nuk dihet shkaku i ndarjes nga jeta. Ish-kryeministri Berisha ka patur edhe një vëlla, Selim Berishën, i cili është ndarë nga jeta në kohën e komunizmit.

Artikulli paraprakBURRË E GRUA PLAGOSEN ME SENDE TË FORTA NGA NIPI
Artikulli tjetërZJARR NË KAMPIN E AZILIT NË GJERMANI, VDES NJË SHQIPTARE