Fatmir Tomini 59¬ vjeç, ka humbur jetën në burgun e Krujës, ku vuante dënimin për vrasje. Zyrtarisht, policia njofton se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në reanimacionin e spitalit të burgut.

59¬vjeçari, banues në Tiranë, ishte i dënuar me 17 vite burg, për veprën penale “Vrasja”, dhe vuante dënimin në burgun e Krujës. Sipas të njëjtave burime, shkak i vdekjes së Tominit mendohet se ka qenë gjendja shëndetësore e tij, pasi ai ka qenë i sëmurë me tumor.

Megjithatë, policia njofton se po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, ndërsa materialet për rastin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Artikulli paraprakME PASAPORTË FALSO TENTON TË IKË NË GREQI, KAPET NË DOGANË
Artikulli tjetërPROTESTA PËR DËMSHPËRBLIMET, GJONAJ: GRUP PUNË PËR ZGJIDHJE