Papa Benedikti XVI ndërroi jetë sot në orët e para të mëngjesit, në Manastirin Mater Ecclesiae në Vatikan në moshën 95-vjeçare,

Pas “rëndimit të papritur për shkak të moshës” në natën mes të martës dhe të mërkurës, Papa Françesku u kishte kërkuar besimtarëve “një lutje të veçantë për Papa Benediktin”, i cili mbante titullin “Emeritus” pas dorëheqjes, duke shkuar deri aty sa të thoshte: “Mos harroni ai është shumë i sëmurë, duke i kërkuar Zotit që ta ngushëllojë dhe ta mbështesë në këtë dëshmi dashurie për Kishën deri në fund”.

Nga mëngjesi i së hënës, 2 janar 2023, trupi i papës emeritus Benedikti XVI do të jetë në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan për përshëndetjen e besimtarëve. Për nëntë vjet, Benedikti XVI ka jetuar në manastirin e Vatikanit ku doli në pension disa muaj pas abdikimit në vitin 2013.

I lindur në Gjermani, Joseph Ratzinger ishte 78 vjeç kur në 2005-n u zgjodh në krye të Kishës Katolike, ndër më te vjetrit që merrte këtë detyrë. Gjatë papatit të tij, Kisha Katolike u përball me shumë akuza dhe pretendime për abuzime të priftërinjve me fëmijët në vende të ndryshme të botës. Në fillim të këtij viti Benedikti XVI pranoi se ishin bërë gabime, edhe gjatë rasteve të abuzimeve në Gjermani kur ai kishte shërbyer si Arqipeshkvi i Mynihut në periudhën 1977-1992.

Artikulli paraprakU PËRPLAS NGA MAKINA, HUMB JETËN NË SPITAL 62-VJEÇARI NGA LEZHA
Artikulli tjetër‘PAKOJA E MADHE’ MBËSHTETËSE PËR 1 MLN QYTETARË, RAMA URON SHQIPTARËT PËR VITIN E RI: S’MUND T’JU LINIM VETËM NË KËTË DIMËR TË VËSHTIRË