Ish-Presidenti i Republikës se Shqipërisë, Bujar Nishani, ka ndërruar jetë, pasi prej javësh ishte i shtruar në një spital në Gjermani dhe kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi. Lajmi është konfimuar edhe nga të afërm e kolegë të tij në rrjetet sociale, të cilët kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të politikanit shqiptar.

Familja e Nishanit është ndodhur pranë tij në çastet e fundit. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë në organizëm.

Fillimisht, Nishani u shtrua në Senatorium dhe pas rehabilitimit të tij fillestar, ai u rikthye në spital për shkak se simptomat post-COVID e patën lënë me shenja pneumonie në mushkëri.

Gjendja e tij u stabilizuar për pak kohë. Por, më pas, ajo u përkeqësua. Më 23 prill, ai u nis drejt Gjermanisë për mjekim, ku edhe dha frymën e fundit. Bujar Nishani lindi më 29 shtator 1966 dhe mandatin presidencial, ai e mori me fillim në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017.

Artikulli paraprakSHKODËR, MINISTRJA BILALI: APLIKONI PËR STARTUP-E
Artikulli tjetërNDARJA NGA JETA E ISH-PRESIDENTIT NISHANI, ILIR META: DO KUJTOHET SI NJË UDHËHEQËS ME INTEGRITET DHE VIZION