Politika Evropiane për herë të parë është në zi. Mëngjesin e sotëm është bërë me dije se David Sassoli ka humbur jetën pas luftës së tij gati një mujore në spitalin Avianos të Italisë.

Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli ndërroi jetë mëngjesin e së martës në moshën 65-vjeçare. Ish-gazetari italian dhe politikani i qendrës së majtë ishte i sëmurë dhe kishte anuluar çdo takim zyrtar që prej 10 dhjetoritm

“Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ndërroi jetë në orën 1:15 të mëngjesit të 11 janarit në spitalin në Aviano të Italisë, ku u shtrua në spital”, tha zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo në Twitter

Më 10 dhjetor, Sassoli u shtrua në spital në Itali për shkak të komplikimeve të rënda të lidhura me një mosfunksionim të sistemit imunitar. Të gjitha ngjarjet në të cilat ishte planifikuar të merrte pjesë kreu i Parlamentit Evropian janë anuluar. David Sassoli ishte president i Parlamentit Evropian prej 705 vendesh që nga viti 2019.

Në dhjetor, 65-vjeçari Sassoli, një ish-gazetar nga Partia Demokratike Italiane, njoftoi se nuk do të kandidojë për t’u rizgjedhur si kryetar i PE, në mënyrë që, shpjegoi ai, “të mos përçajë shumicën evropiane”.

Mandati i tij përfundoi në janar. Është hera e parë në historinë e Parlamentit Evropian që një president në detyrë kandërruar jetë. Sipas rregullores së brendshme të Parlamentit Evropian, nënkryetari i parë duhet të veprojë si president deri në zgjedhjen e një pasuesi.

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimin për ndarjen nga jeta e presidentit të PE-së, David Sassoli. Rama tha se ai ishte një avokat i zjarrtë të Shqipërisë dhe politikan i respektuar.

“Çfarë trishtimi! Miku ynë i mirë, Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, një europian i paepur, një italian krenar, një avokat i zjarrtë i Shqipërisë, gazetar i shquar dhe më pas politikan i respektuar nga të gjithë, ndërroi jetë befasisht duke lënë pas një boshllëk të ndjeshëm tek kushdo pati nderin e kënaqësinë ta njihte. Addio caro David, riposa in pace”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakSALI BERISHA PËRJASHTOHET PËRGJITHMONË NGA PD! PAS DISA ORËSH MBLEDHJE, KRYESIA VENDOS EDHE LARGIMIN E 27 ANËTARËVE TË KOMISIONIT TË RITHEMELIMIT
Artikulli tjetërRESHJE SHIU, DIELL DHE DËBORË, PARASHIKIMI I MOTIT SOT